Një metër tokë për banorët e Bërdicës në Shkodër ku kalon rruga e re e Velipojës që është në rikonstruksion e sipër është vlerësuar sa një shishe birrë.

Këtë e tha në mbledhjen e këshillit bashkiak anëtari i PD Isuf Meta i cili është edhe banor në atë zonë.

Meta u shpreh se çmimi për shpronësimin e tokës për banorët e Bërdicës është qesharak duke fajësuar qeverinë por edhe bashkinë Shkodër.

Këshilltari Meta kërkoi që bashkia të bëjë kujdes me banorët e Bërdicës sepse po afrojnë zgjedhjet vendore dhe do të duhet që të shkojnë atje sërish për të kërkuar votat.

Rreth 900 metër në aksin Shkodër-Velipojë kanë mbetur ende pa u përfunduar për shkak se banorët nuk janë dakord me çmimet e përcaktuara nga qeveria dhe vlerësimet e bëra nga bashkia Shkodër për shpronësimet.

Derisa të zgjidhet kjo çështje aksi Shkodër-Velipojë do vijojë të jetë i papërfunduar.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DËSHTON MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërKËSHILLTARËT NGREJNË DISA SHQETËSIME