Operacioni i forcave speciale greke EKAM dhe Forcave te Ndërhyrjes së Shpejtë në Elefsija dhe Korinth ka shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga 4 shqiptarë dhe një grek, që merrej me trafikun e drogës.

Të arrestuarit
Policia greke njofton se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 29, 35, 36 dhe 37-vjeç, ndërsa personi i pestë është me shtetësi greke, 16-vjeç.

Hetimi
Hetimi është paraprirë nga shumë muaj hetime të anëtarëve të kësaj organizate kriminale dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, verifikimit të individëve dhe vendeve, si dhe krijimin e ‘profileve’ të personave që janë përfshirë është identifikuar veprimi i secilit prej tyre dhe rolet e dallueshme të secilit në trafikun e drogës.

Organizata kriminale drejtohej nga 36-vjeçari, i cili kishte për detyrë të gjente, transportonte dhe furnizonte trafikantët e drogës nga Attica dhe Korinthi. Anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen, standardizimin dhe shpërndarjen e sasive të kanabisit të papërpunuar.

Sekuestrimi
Policia njofton se nga kontrolli i një banese dhe një makine janë sekuestruar 560 kg e 620 gram marijuane, 4610 euro, 9 celularë dhe 3 automjete. Vlera e drogës se sekuestruar llogaritet 840.000 euro.

Artikulli paraprakVDES BIZNESMENI I VAJIT, E ZË POSHTË ZETORI
Artikulli tjetërPROTESTAT NË HONG KONG, NDËR TË ARRESTUARIT 200 FËMIJË