“Jemi krenarë për miqësinë tonë”

I pranishëm në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry la edhe një shenim në librin e përshtypjeve që ndodhet në kryeministri, ku shkruan:
“Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer.Përshëndetjet më të përzemërta, John Kerry”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakGRIMA E PRANON: ËSHTË NJË VLLAZNI TJETËR
Artikulli tjetërFUTBOLL & BASKETBOLL, NDESHJET E RADHËS SË KLUBIT SHKODRAN VLLAZNIA