Ka përfunduar hedhja e shtresave asfaltike në rrugën Oblikë- Lagjja e Re në Njësinë Administrative Ana e Malit. Po shkon kështu drejt mbylljes së plotë të një tjetër kantieri ndërtimi në Bashkinë e Shkodrës, duke urbanizuar një zonë me densitet të lartë banorësh.

Punimet janë ndjekur nga afër nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, e shoqëruar edhe nga administratori i Anës së Malit Arben Ceni.

Pas linjës së kanalizimeve të ujrave të bardha në gjatësi 80 ml, shtresës asfaltike, vënies në funksion të ndriçimit LED, është rradha e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Paralelisht, po punohet për të përfunduar lulishten dhe trotuaret, duke e kthyer qendrën e Oblikës në një qendër të mirëfilltë urbane. Investimi me vlerë 53,6 milion lekë është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODRËS I SHTOHEN DY KËNDE LOJRASH
Artikulli tjetërSHKODËR, MERR FLAKË KABINA ELEKTRIKE