“Adastra”, jahti që ka fituar një sërë çmimesh për dizajnin që ka dhe që mund të kontrollohet me një iPad, ka dalë në shitje për 13.5 milionë euro.

Nën pronësinë e miliarderit, Anto Marden, dizajni “futuristik” duket si i dalë nga një film i zhanrit ‘Sci-Fi’, me krahë aerodinamikë që e ndihmojnë të lundrojë.

Vetëm 20 për qind e tij zhytet në ujë dhe ai konsumon 14 për qind të sasisë së karburantit.

“Adastra” ka pesë dhoma gjumi, katër tualete dhe një bar të hapur dhe mund të kontrollohet përmes pajisjes ‘iPad’, qoftë edhe në distancë.

Nuk jepet asnjë çmim, por thuhet se për këtë mund të diskutohet. Në 2013, jahti i ri, vlerësohej në shumën e 13.5 milionë eurove.

foto galeri

Artikulli paraprakAKSIDENT ME 8 TË PLAGOSUR, RËNDË NJË FËMIJË
Artikulli tjetërVANITY FAIR: PUSHIMET NË SHQIPËRI, DET I SHKËLQYER DHE QYTETE INTERESANTE