Ministria e Drejtësisë ka njoftuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko dhe emërimin në vend të tij të Stefan Çipës.

“Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Çuko u emërua drejtor i Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Ndërsa Çipa vjen nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Aktualisht është dhe sekretar për emigracionin në PS.

Artikulli paraprakI DEHUR, PA PATENTË DHE PA DOKUMENTE, AKSIDENTON 39-VJEÇAREN ME MOTOR
Artikulli tjetërXHAFAJ PARALAJMËRON: NË SHTATOR-TETOR DO GODASIM GRUPET KRIMINALE