Konsulli i Nderit i Austri në Shqipëri Gjergj Leqejza bëhet shqiptari i parë që merr Dekoratën e Artë të Nderit nga President ii Austrisë Alexander Van Der Bellen.

Ky është titulli më i lartë që ka shteti austriak. Austria i dha këtë titull Gjergj Leqejzës por kontirbutin e tij në fushën e biznesit, kulturës, artit por edhe arsimit dhe zhvillimit të zonave të veriut. Në një ceremoni speciale dekorata iu dorëzua nga ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler.

Ambasadori Sattler vlerësoi figurën e Konsullit të Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza

Leqejza falenderoi për Dekoratën që i dha Austria dhe vlerësoi rolin e shtetit austriak në raport me Shqipërinë

Në këtë ceremoni të veçantë ku Konsulli i Nderit i Shqipërisë Gjergj Leqejza u nderua me Dekoratën e Artë të Nderit morën pjesë personalitete, autoritete vendore dhe jo vetëm si dhe intelektual të qytetit por edhe më gjërë duke e cilësuar jo thjeshtë si një nderim të një personi por si një mesazh për kohën në të cilën po jetojmë.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT IMPROVIZOJNË SEANCË GJYQËSORE
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE/ REAGON PRESIDENTI ILIR META