Edicioni i tretë i festivalit të filmit “Ekrani i Artit” në qytetin e Shkodrës ka çelur siparin me 4 filma të shfaqur në teatrin “Migjeni”. Organizatori dhe drejtuesi i këtij festivali, artisti i mirënjohur Adrian Paci u shpreh se filmat “Chiropteres Bats”, “Magical Ëorld”, “Mum I’m Sorry” dhe “Punëtori i Palodhur” nuk janë filma argëtues por që trajtojnë tema sociale të realitetit të përditshëm pa i zbukuruar.

Shqipëria po kalon një kaos social shprehet Paci dhe një mënyrë për të kuptuar realitetin ashtu siç është janë këto filma që vijnë tek festivali “Ekrani i Artit” për t’i dhënë një mesazh publikut të pranishëm dhe për të ndikuar tek ata në mënyrë që diçka të ndryshojë në jetët tona.

Festivali i filmit “Ekrani i Artit” do të vijojë deri më 19 maj me filma të sjellë nga artistë të huaj të njohur por edhe shqiptar ndërsa një risi do jetë paraqitja e tyre në oborret e shtëpive karakteristike shkodrane.

Artikulli paraprak“SHKODRA ELEKTRONIKE” RIZBULON KËNGËT E AHENGUT
Artikulli tjetërSHKODËR, PD NGRE SHTABET, NOKA: FUSHATË DHE PROTESTË