Në kuadër të aktivitetit “Dita e biçikletave” që do të organizohet me dt 20 Shtator 2018 nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me The Door, shkolla verore “Shkodra Qyteti i Bicikletave” vazhdon punen në ambjentet e muzeut “Oso Kuka”.

Shkolla ka si qëllim realizimin e 10 mini bocete arti të simbolit të biçikletës. Një nga këto punë do të realizohet në dimensione reale dhe ka për t’u vendosur në një nga sheshet në qendër të qytetit.

Gjatë një takimi me pjesëmarrësit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka folur edhe për dy projekte shumë të rëndësishme siç është rikualifikimi i lulishtes tek Bexhisteni dhe planin e mobilitetit në qytet.

Shkolla vjen nën drejtimin e Petrit Bilalit, asistencën e Rubin Mandija.

Dhjetë veprat do të realizohen teknikisht nga Alket Camaj, mjeshtri i hekurit, i cili do të angazhohet në realizimin teknikisht të njërës nga punimet. Vepra dhe skicat kanë për tu ekspozuar gjatë realizimit të eventit “Dita e Biçikletave”.

 

Artikulli paraprakVRASJET NË SHKODËR, PROKURORIA: NIS PUNA PËR ZBARDHJEN
Artikulli tjetërÇOBAJ: POLITIKA TË SHKËPUTET NGA KRIMI, AKSION I VONUAR