Mjeshtri i Madh Sandër Ruçi është përgatitjet e tij të fundit për shfaqjen më të re që do të ketë në teatrin “Migjeni” të quajtur Turbo Show. Aktori i humorit tregon risitë e kësaj shfaqjeje.

I pyetur se kush do zëvendësojë emrat e mëdhenj të humorit shkodran dhe shqiptar, Ruçi është optimist. Ai tregon se thuajse janë shitur të gjitha biletat dhe se ndryshe me sallën bosh në teatër siç ndodh ndonjëherë do të ishte tragjike.

Ketlin Pjalmi do të vesh kësaj here rolin e një aktoreje humori një sfidë e re në karrierën e saj artistike.

Shfaqja e mjeshtrit të madh Sandër Ruçi do të jetë me 19 dhe 20 shtator në ora 19:00 në teatrin “Migjeni”.

 

Artikulli paraprakFSHATI QË LINDI FISHTËN MBETET PA SHKOLLË
Artikulli tjetërBOKS, GJONI: DUAM TITULLIN E 22-të KAMPION