Një grup studentësh prej 250 vullnetarësh të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe shkollës profesionale “Hamdi Bushati” ne bashkëpunim me disa organizata, kanë vendosur të kujdesen për gjelbërimin e oborrit të shtëpisë së fëmijës në Shkodër 6-15 vjeç.

Sot janë mbjellur 40 fidanë dhe disa pemë frutore, ndërsa do të ndërtojnë dhe një kënd lojrash për fëmijët. Këtë nismë që kanë marrë studentët e konsiderojnë si një dhuratë për banorët e rinj.

Studentët i ftojnë të gjithë të rinjtë e tjerë t’i bashkangjiten kësaj nisme.

Vullnetarët e rinj do të vijojnë nismën e tyre edhe në ditët në vijim, duke kontribuar për të bërë të lumtur fëmijët dhe të moshuarit.

Artikulli paraprakGJOKË VATA, ZËRI BRILANT I NJË ARTISTI QË FESTOI 85-VJETORIN
Artikulli tjetërSHKODËR, KULTIVOI BIMË NARKOTIKE, NË PRANGA 36-VJEÇARI