Organizata “Jo gjakmarrjes dhe Fjala e Krishtit” ka sjellë në Shkodër disa mjek të huaj për të bërë vizita falas për familjet ne nevojë dhe ato të prekura nga gjakmarrjes.

Drejtorja e kësaj organizata Elona Prroj shprehet se të gjithë duhet të jetojmë shëndetshëm.

Disa gra që erdhën për t’u mjekuar falas tregojnë se jetojnë me vështirësi në familjet e tyre dhe se me të ardhurat e vogla që kanë nuk mund të përballojnë shpenzimet e shtrenjta në shëndetësi.

Në total janë 6 dentistë por edhe mjek të tjerë prej të cilëve 4 kanë qenë në një vend, një tjetër në një klinikë dhe i gjashti ka lëvizur tek burrat që janë të ngujuar nga gjakmarrja.

Një numër i lartë personash morën shërbime mjekësore falas duke shfrytëzuar këtë mundësi që ofroi organizata “Jo gjakmarrjes dhe Fjala e Krishtit”.