Puna për rikonstruksionin e rrugës Shkodër-Muriqan është duke vijuar me ritme të shpejta.
Kur janë bërë 10 ditë që nga nisja e punimeve në këtë segment është kryer pjesa më e madhe e asfaltimit të saj.

Punonjësit e firmës nënkontraktore bashkë me makineritë punojnë pa u ndalur duke qënë se edhe ditët me diell kanë qënë të favorshme.

Sipas inxhinierëve teknikë afati përfundimtar është 45 ditë por me këto ritme puna mendohet se do të jetë e përfunuar përpara afateve pasi kanë mbetur jo më shumë se 5 km për të arritur deri në Doganën e Muriqanit .

Pasi është bërë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike ka nisur zëvëndësimi i nënshtresave me cakull dhe stabilizant. Kur të përfundojë faza e parë ajo e asfaltimit të rrugës do të nisë edhe faza e dytë e cila ka të bëjë me vendosjen e sinjalistikës horizantale dhe vertikale.

Njëherësh do të realizohet edhe vendosja e tabelave fosforishtente në të dy anët e rrugës. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar dhe firmave të mirëmbajtjes janë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Investimi prej 1.5 milion euro është realizuar në kuadër të ndihmës së akorduar nga Banka Botërore dhe parashikon dy projekte të rëndësishme , rrugën e Muriqanit dhe atë të Lezhës me Shëngjinin

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTA E ASHURES
Artikulli tjetërATMOSFERË FESTIVE NË SHKOLLËN “3 DHJETORI”