Që nga dita e djeshme në qytetin e Shkodrës ashtu si në të gjithë Shqipërinë kanë zbritur në terren forca të shumta policie të angazhuar për të parë nëse qytetarët zbatojnë apo jo vendosjen e maskës. Dalja e efektivëve në terren është bërë që në orët e para të mëngjesit për të parë edhe ata qytetarë që dalin në punë në orët më herët nëse zbatojnë apo jo Aktin Normativ të qeverisë shqiptare për mbajtjen e maskës mbrojtëse edhe në mjediset e jashtme.

Në fakt deri më tani sipas burimeve numri i gjobave të vendosura nuk është edhe aq i lartë në qytetin e Shkodrës në këto dy ditë. Kjo për shkak se pjesa më e madhe e qytetarëve e kanë zbatuar Aktin Normativ duke mbajtur maskat në mjediset e jashtme teksa ecnin në rrugë ndërsa më i pakët është numri i atyre që nuk janë bindur. Në dy ditë në Shkodër janë vendosur jo më shumë se 60 gjoba në total nga policia të ndara 30 në ditën e parë dhe 30 të tjera në ditën e dytë.

Në fakt numri i qytetarëve që lëvizin pa maskë mund të jetë më i lartë por policia në foksu të saj nuk ka ndëshkimin me çdo kusht. Në ditët e para efektivët po mundohen që edhe të këshillojnë qytetarët për të mbajtur maskat ose në të kundërt rrezikojnë që të gjobiten me shumë prej 30 mijë lekësh të vjetër që më pas duhet që ta paguajnë bashkë me pjesën tjetër të shumës së parave në faturën e energjisë elektrike.

Frika nga gjoba me 30 mijë lekë të vjetër dhe 50 mijë lekë të vjetër në rast të përsëritjes ka bërë që qytetarët të sensibilizohen dhe të marrin masat e duhura për të mbajtur maskat gjatë gjithë kohës. Ndryshe nga më përpara sipas burimeve edhe në dyqane, marketed he subjekte të tjera të ndryshme shitësit po mbajnë maskat ndryshe nga deri më tani që edhe pse ishte detyrim nuk zbatohej.

Në këto dy ditë situata ka ndryshuar edhe në dyqane. Nga ana tjetër policia e endit, forcat Shqiponja dhe struktura të tjera të policisë do të vijojnë të jenë në rrugët e qytetit të Shkodrës për të evidentuar ata qytetar të cilët nuk mbajnë maskë kur janë në rrugë apo edhe mjedise të tjera.

Artikulli paraprakI. HASANAJ PRANON AUTORËSINË E PLAGOSJES DYFISHTË
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, GRUAJA DENONCON BASHKËSHORTIN PËR DHUNË, 48-VJEÇARIT I GJEJNË NJË ARMË GJAHU DHE 252 FISHEKË