Shoqata e para dhe tetraplegjikëve dega Shkodër në bashëkpunim me kishën e Jezu Krishtit të ditëve të mëvonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar kampin 10 ditor “Vizion I Hapur”. Të pranishëm në këtë kamp ishin rreth 50 persona invalidë të cilët, për herë të parë në qytetin e Shkodrës bëhen pjesë e një organizimi të tillë. Saimir Beqiri, drejtor I kësaj shoqate vë në dukje nevojën për organizime të tilla më të shpeshta.

Të ardhur nga Amerika për këtë aktivitet, përfaqësues të Kishës së Jezu Krishtit në ShBA, Bob e Susan Fotheringham vlerësojnë punën e drejtuesit të shoqatës së invalidëve Shkodër dhe tregojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për personat pa përkrahje në këtë qytet.

Me kontributin e donatorëve amerikan dhe anëtarëvë të shoqatës se para dhe tetraplegjikëve Shkodër është bërë bërë i mundur rikonstruksionin e ambjentit të jashtëm të shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej”.

Artikulli paraprakLULZIM BASHA MERRET NË PYETJE NGA PROKURORËT BELG
Artikulli tjetërSTAR TREND – 25.07.2019