Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme,

në vlerësim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar për veprën penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambient te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues te mesazhit dhe videos qe u dërgua për publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për ketë rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falënderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT MARSHOJNË KUNDËR PËRDHUNIMIT
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE NË TIRANË/ GARDISTI VRET GRUAN ME ARMËN E SHËRBIMIT