Kjo eshte ajo cka ka mbetur nga zjarri i rene, mengjesin e kesaj te shtuneje ne banesat e komunitetit te rom te qytetit te Shkodres.

Tre baraka janë shkrumbuar duke bere qe rreth 20 persona te kalojne naten ne qiell te hapur.

Shkak për këtë eshte bere shperthimi i bombules se gazit ne njeren prej banesave fatmiresisht nuk ka patur deme ne njerez por vetem ato materiale.

Mënjehëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrefikesit të cilët kanë arritur te vene nene kontroll flaket duke moslejuar perhapjen e tyre pranë banesave te tjera,

ndërsa nuk kanë mundur të shpetojnë barakat të cilat ishin prej plasmasi dhe kjo ka favorizuar djegjen e menjëherëshme të tyre.

Romët tregojnë momentin kur kanë parë zjarrin të përhapej me shpejtësi në banesat e tyre, duke djegur cdo gje ndër to dhe objekte me vlerë.

Sonte natën do ta kalojnë jashtë , kjo situatë do të vijojë derisa dikush të kontribuoje për ndërtimin e barakave të tyre.

Apeli I tyre është që të marrin pashaportat dhe patentat pasi nuk kanë si të levizin me mjetet e tyre për të siguruar bukën e gojës.

Banorët në këtë rast kërkojnë që shteti të ketë mëshirë për ta, ti ndihmoje pasi sipas tyre ata diskriminohen në cdo gje dhe në cdo vend.

 

Artikulli paraprakLIROHEN TË GJITHË MJEKET E INFERMIERËT E ARRESTUAR TË SPITALIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODRËS I SHTOHET TJETËR QENDËR FUNKSIONALE