Moratoriumi i Gjuetisë nuk ka patur efektet e pritura, pasi gjuetia e paligjshme po vazhdon që të dëmtojë faunën, ndërsa ata që janë penalizuar janë gjuetarët e ligjshem.

Ky shqetësim u ngrit nga Presidenti i Federatës Kombëtare të Gjuetisë Themi Perri gjatë një analize pune të kësaj shoqate që u zhvillua në Shkodër me pjesmarrjen e shoqateve të gjuetarëve nga i gjithë rajoni i Shkodrës

Ndërkohë zv president i shoqatës së gjuetarvë Zydi Mustafaj premtoi se pritet te celet drita jeshile per gjuetaret ne muajin Gusht pasi nga qeveria i ka premtuar shfuqizimin e ketij ligji

Ndërsa kjo kategori respekton ligjin për gjuetinë , janë gjuetarë amatorë dhe të paligjshëm të cilët nuk e zbatojnë ligjin edhe sot, e shpesh me metoda korruptive vazhdojnë që të gjuajnë pas asnjë kriter, duke sjellë kështu dëme të mëdha të faunës

Artikulli paraprakDIASPORA DO TË NDIHMOJË SHKODRËN
Artikulli tjetër“POZITAT DHE ROLI I GRUAS NË ISLAM”