Gjimnazi i Oblikës në Anën e Malit është një tjetër shkollë që përfiton nga programi “Jeto me sportin” i Bashkisë së Shkodrës.

Terrenet sportive të kësaj shkolle, do të rikonstruktohen krejtësisht nga një investim i Bashkisë Shkodër dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. 315 milion lekë është fondi total i projektit “Jeto me sportin” në këtë fazë të tij.

Në gjimnazin e Oblikës do të krijohen hapësira të gjelbra për nxënës e mësues.

Përveç nxënësve dhe mësuesve të shkollës, rikualifikimi i terreneve sportive do të sjellë mundësi më të mëdha edhe për orët e pasdites, duke u shfrytëzuar edhe nga të rinj të Anës së Malit.