Kampionatit botëror po i vjen fundi ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Fillimisht është përballja për vendin e tretë dhe të katërt mes Belgjikës dhe Anglisë

që do të mbahet më 14 korrik si dhe ndeshja finale e kupës së botës e cila do të luhet më 15 korrik ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Në Shkodër mjafton të bësh një xhiro dhe kupton me që Gjermania dhe Brazili janë eliminuar tashmë thuajse të gjithë janë bërë tifozë me Kroacinë.

Kjo jo vetëm për shkak të afërsisë por edhe historisë së ngjashme në shumë raste apo miqësisë mes shqiptarëve dhe kroatëve.

Megjithatë ka edhe nga ata që përkrahin edhe skuadrën e Francës, një dashuri e hershme që në kohën e Mishel Platini.

Me shumë emocion pritet kjo ndeshje finale Francë-Kroaci që rezervon finalja e kampionatit botëror “Rusi 2018” mbrëmjen e 15 korrikut.

Në Shkodër fanatikët e Gjermanisë vijojnë të jenë prezent edhe pse kampionët e botës në fuqi u eliminuan që në grupe.

 

Artikulli paraprakPD NIS TAKIME, DËRGON DEPUTETËT NË BAZË
Artikulli tjetërRAMA: TRADHTARËT GREK DHE SHQIPTAR DO TURPËROHEN