Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik, mes të cilëve edhe një 20 vjeçar shqiptar. Viktima është Juendi Xhani dhe shoku i tij italian Guiseppe Troisi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së djelës në Itali. Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.

20 vjeçari shqiptar po udhëtonte me shokun e tij dhe dy vajza në një automjet tip Audi A4, kur u përplasën me një makinë tip Hyunday.
Për pasojë humbën jetën në vend dy djemtë, ndërsa vajzat mbetën të plagosura rëndë.

Ndërkohë në automjetin tjetër po udhëtonte një 71 vjeçar i cili kishte pasagjerë 2 fëmijë binjakë të moshës 8-vjeç. Por fatmirësisht 71-vjeçari dhe të miturit nuk pësuan dëmtime të rënda.

Në vendin e ngjarjes shkuan 6 autombulanca, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga makinat.

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën e Pesaros, ku vetë kryebashkiaku e ka cilësuar një tragjedi që ka lënë pa fjalë të gjithë banorët.

Artikulli paraprakPROKURORIA DORËZON NË GJYKATË DOSJEN PËR SAIMIR TAHIRIN
Artikulli tjetërSHQIPTARËT ARRESTOHEN PËR TRAFIK KOKAINE NGA ZVICRA NË ITALI