Procesi gjyqësor për tre gjyqtarët e Durrësit Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno është shtyrë.

Shkak për shtyrjen u bë mos njoftimi i Petraq Dhimitrit, pasi gjykata tha se adresa e tij nuk është saktësuar dhe se duhet njoftuar për nisjen e procesit.
Seanca gjyqësore e radhës u la më 5 qershor, ora 9.

Kujtojmë se Petrit Ceno është shkarkuar më herët nga vetting-u.
Gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Artikulli paraprakPARLAMENTI GREK SULMOHET ME BOJË DHE BOMBA TYMUESE
Artikulli tjetërGREVA NË ITALI ANULON FLUTURIMET, PREKEN 6 LINJA NGA TIRANA