Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se Prefektët dhe Policia e Shtetit në cdo qark kanë detyrë mbarëvajtjen për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa duke iu referuar paralajmërimit të opozitës për bllokimin e procesit, u shpreh se një gjë e tillë nuk asnjë shans që të ndodhë. “Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin.

Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar. Lista e plotë e përgjegjësive që ligji u jep prefektëve me hartimin, publikimin e listave, njoftimin e qytetarëve që procesi të zhvillohet sikur e kërkon ligji, i drejtë i barabartë dhe pa asnjë problem dhe asnjë incident.

Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet. Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik.

Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit” deklaroi ai.

Gjatë takimit me anëtarët e Task Forcës Qendrore, Prefektët, Drejtorët e Policive Vendore, Drejtorët e Kufirit dhe përfaqësues nga Task Forcat Vendore, Lleshaj theksoi se puna e tyre në luftën kundër kanabisit do të matet me rezultate konkrete. Lleshaj u tha drejtuesve të policisë se cdo fidan kanabis i kapur para 15 qershorit është meritë e tyre, ndërsa pas kësaj date përgjegjësia do të jetë e gjitha e tyre.

“Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, cfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë. Kjo datë ndanë përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror. Taks Forca drejtohet nga Rovena Voda. Nga Sot e në vijim duhet ritëm i lartë pune, takimesh dhe kontrollesh”.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte lufta kundër krimit, ku ministri theksoi se puna do të matet me uljen e numrit të personave që janë në kërkim. “Lufta kundër krimit të organizuar, kërkohet angazhimi i të gjitha strukturave për të thelluar punën që vendi të plotësojë të gjitha parametrat e sigurisë, që janë detyrim i joni. Janë edhe detyrim edh enë kuadër të integrimit europian.

Në fushën e krimit të organizuar janë prioritete të rëndësishme, kapja e personave në kërkim, trashëgojmë një listë të gjatë të personave që i janë shmnagur drejtësisë, janë qindra persona në harkun e 2-3 dekadave. Lista e kalon rendin e treshifrorëve, prioritet i madh është ulja e kësaj liste, që ju e keni në dorë me emra konkretë, që kërkohet të ulet me ritëm të lartë. Puna juaj matet me emra konkretë sa zbret kjo listë”.

Goditja e grupeve që trafikojnë emigrantët nga lindja drejt vendeve të BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë dhe ndalimi i azilkërkuesve ishin dy pikat e tjera që Lleshaj kërkoi rezultate konkrete. “Një tjetër cështje e rëndësishme është menaxhimi i kufirit. Shqipëria është bërë adresë për një fluks emigrantësh që lëviznin drejt BE-së. Pas fluksese funksionojnë rrjete kriminale.

Nuk na vlejnë emigrantët e kapur, por drejtuesit e grupeve kriminale. Nuk e masim suksesin sa emigrantë u kapën në Babrru apo tjetër, por numri i personave të përfshirë në këtë fenomen.Edhe fluksi i qytetarëve në dalje. Numri i azilkërkuesve është ulur. Kjo cështje është me pasoja për integrimit e vendit nëse kjo cështje nuk shkon në zero” përfundoi ai.

Artikulli paraprakRRËFIM – SELAUDIN ZOGU
Artikulli tjetërSTAR TREND – 09.05.2019