Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e 40diteve te vdekjes se minoritarit grek Konstandinos Kaçifas.

Deri më tani në Shqipëri ka kaluar një autobus me nacionalistë grekë, të cilët janë kontrolluar për veshje, flamuj dhe sende fyese.

Gjithashtu në drejtorinë e qarkut të Gjirokastrës kanë mbërritur forcat e Antiterrorit dhe ato të RENEA-s në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se ekstremistë grekke hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifan.

Gjatë natës, gazetari Panajotis Savidis, gazetar i ‘ProtoThema’ është ndaluar që të hyjnë në pasi ka qënë mjaft aktiv në nxitjen e urrejtjes mes dy vendeve në shkrimet e tij.

Persona ende të panjohur i kanë vendosur emrin e Kaçifas një rruge në qendër të fshatit Bularat.

Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

Në Gjirokastër do të zhvillohet edhe një protestë edhe nga shqiptarët para konsullatës greke. Mendohet që protestat nuk do të kenë asnjë lidhje me njëra-tjetrën për shkak të largësisë gjeografike.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET AKTORI SHKODRAN SANDER RUÇI
Artikulli tjetërSOT DHJETORI I DYTË I STUDENTËVE, KRYEMINISTRIA “ZONË E NDALUAR”, REZISTENCË PARA MAS