Qytetarët ankohen se nuk kanë punë dhe se cmimet janë të larta. Mirëpo në Shkodër të gjitha kafenetë i gjet plot që në mëngjes.

Nëse i hedhim një sy lokaleve në qëndër të krijohet përshtypja se njerëzit jetojnë në një parajsë sociale. Pamjet tregojnë më së miri se si e kalojnë kohën qytetarët edhe gjatë fundjavave.

Nga ora 9 e mëngjesit kafenetë në Shkodër janë përplot me të rinj të cilët në mungesë të aktiviteteve , kohën e lirë e kalojnë nëpër lokale, përkundër faktit se shumica e tyre janë të papunë.

Pamja që mbretëron në Shkodër cilësohet më e bukura dhe dominuese në bisedat e qytetarëve.

Nese do te takosh nje shok apo nje mik, si vendtakimi sherben vetem kafeneja. Nëse do të takosh një nepunës, edhe në orarin zyrtar të punës, sërish vendtakimi është kafeneja, jo zyra.

Sipas një studimi të INSTAT , shqiptarët ia kushtojnë plot 38% të kohës, ose 9 orë gjumit. Nga pjesa tjetër e ditës, 20%, pra rreth 5 orë në ditë, e kalojnë në kafe.

Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën”

 

Artikulli paraprak“OSO KUKA”, TURISTËT TË INTERESUAR PËR EKSPOZITAT
Artikulli tjetërEDICIONI I TRETË “VOLEJPOJA BEACH TROPHY”