Një grup studentësh që kanë bojkotuar mësimin që prej datës 7 janar dhe në ditët e fundit janë ngujuar në disa fakultete, pas një mbledhje mbrëmjen e sotme përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë.

Ata u shprehën se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj do të vijojnë me bojkotin e mësimit, ngujimin në fakultete dhe protestën.

“Duke marrë shkasë nga zhvillimet e fundit te Ekonomiku, pas shumë diskutimesh ramë dakord që protesta duhet të vijojë, për këtë arsye kemi zhvilluar një sondazh dhe shumica janë pro bojkotit.

I ftoj të gjithë studentët që të na bashkohen nesër në protestë, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. I ftoj të gjithë që të na bashkohen.

Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë ti bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar” u shpreh grupi i studentëve.

Artikulli paraprakSHESIN SHTËPINË PËR TË NISUR UDHËTIMIN NËPËR BOTË ME NJË KAMION USHTARAK
Artikulli tjetërI KËRKONTE INTERPOLI, NDALOHEN NË PIKËN KUFITARE TË BLLACËS