Studimet e fundit kanë treguar se për çdo orë vrap mund të jetoni më gjatë.

Personat që vrapojnë rregullisht jetojnë përafërsisht tre vite më shumë se personat të cilët nuk vrapojnë fare. Kjo bëhet akoma edhe më e veshitrë nëse ata konsumojnë pije alkolike, duhan apo janë të shëndoshë.

Hulumtuesit thonë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra e duhur për zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut. Nuk ka fare rëndësi nëse vraponi shpejt apo ngadalë. Kjo gje sjell uljen e vdekshmërisë së parakohshme në 40 për qind.

Gjithashtu ecja me biçikletë është një mënyrë tjetër efikase pasi e zvogëlon rrezikun e vdekjes me 12 për qind, por kjo shifër mbetet e ulët në krahasim me të bërit vrap.

Artikulli paraprakUDHËZIMI I RI/ KUJDESTARIA, JA KUR FËMIJËT I BESOHEN NJË FAMILJEJE TJETËR
Artikulli tjetërVRITEN 6 EMIGRANTË QË KALUAN KUFIRIN SHBA-MEKSIKË