Ngrohja e Arktikut është ndryshimi i ri, i shpejtë dhe normal për rajonin e akullt i cili duket se nuk do të kthehet më si i tillë. Këto janë përfundimet sipas Kartës së Raportit Arktik të Administratës Kombëtare Amerikane të Oqeanisë dhe Atmosferës. Drejtori i Programit të Kërkimeve të Arktikut të Administratës, Dr Jeremy Mathis, tha se rajoni ka kryer një shërbim të madh për planetin duke vepruar si një frigorifer.

“Tani e kemi lënë derën e frigoriferit të hapur,” shtoi ai. Dr Mathis po fliste në takimin vjetor të Bashkimit Gjeofizik Amerikan në New Orleans, ku NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration’s Arctic Report Card) paraqiti përmbledhjen e saj vjetore të shkencës Arktik. Ky është raporti i 12-të që administrata ka prodhuar. Edhe pse vuri në dukje “disa anomali” në modelin e kohëve të fundit të ngrohjes në rajonin e Arktikut, Dr Mathis tha: “Ne mund të konfirmojmë, se Arktiku nuk do të qëndrojë më në gjendje të ngrirë”.

“Ajo që është me të vërtetë alarmante është se Arktiku po ndryshon më shpejt se sa është regjistruar ndonjëherë në histori”- deklaroi Dr.Mathis. “Shpejtësia e ndryshimit po e bën shumë të vështirë përshtatjen për njerëzit”- shtoi ai. “Disa fshatra po zhduken nga përmbytjet, veçanërisht në Arktikun e Amerikës së Veriut , duke krijuar disa nga refugjatët e parë të klimës. Dhe ritmi i rritjes së nivelit të detit po rritet për shkak se Arktiku po ngrohet më shpejt sesa parashikuam një dekadë më parë”- tha Mattis.

Artikulli paraprakRAPORTI I CPJ: 262 GAZETARË TË ARRESTUAR PËR 2017
Artikulli tjetër27 VITE NGA REVOLTA E 13 DHJETORIT