Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë me përfaqësues të Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike (SHPSF).

Gjatë kësaj konference Tahiri u shpreh se nuk do të ketë më pagesa me rrogë nën 330 mijë lekë për çdo polic privat duke shtuar se në disa kompani ka punonjës nën 60 vjeç që paguhen me lëmoshë.

Zbatoni detyrimet ligjore dhe kontraktuale me kompanitë. Brenda një muaji secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin që përcakton ligji për çdo punonjës. Kështu iu themi shqiptarëve se ofrojmë një standard më të lartë sigurie, pra që 9000 punonjësit e policisë private paguhen minimalisht nga 330 mijë lekë në muaj. Realiteti juaj në letra është siç e kërkon ligji, e vërteta është se ka punonjës që paguhen as sa gjysma e asaj që përcakton ligji. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kemi të gjtiha mundësitë që të ofrojmë më shumë siguri, standarde cilësore, në raport me punën që bëni për qytetarët, bizneset dhe sigurinë e përgjithshme”, u shpreh Tahiri.

Artikulli paraprakTRAFIKONIN KLANDESTINË, GODITET GRUPI KRIMINAL
Artikulli tjetërURDHERI I PSIKOLOGUT