Përmes një deklarate në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj rrëfeu mbi tematikat dhe bisedimet ebëra gjatë takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias.

“Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend” shkruan Lleshaj.

Më tej, ministri vazhdon:
“Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti.”

Në fund të postimit shkruan se takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje.

Artikulli paraprakKED PUBLIKON REZULTATIN E PIKËZIMIT, ARTA VORPSI MË E VLERËSUARA
Artikulli tjetërBASHA NGA BRUKSELI: SHQIPËRIA NUK I KA PËRMBUSHUR KUSHTET E VËNA NGA BE