Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit foli pas takimit me Presidentin francez.

Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese unë mund t;iu them se dëgjova nga presidenti fjalë inkurajuese për Shqipërinë.

Roli në rajon, linjëzimi me BE, reforma në drejtësi, procesi i vettingut, reformimi i policisë dhe bashkëpunimi me policinë franceze, arritje kundër krimit dhe korrupsionit dhe me konsiderata të larta nga Presidenti francez.

Ai më tha se vendimarrja e Francës është në studim e sipër, ai tha se nuk është fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë që meritojnë vlerësim për arritjet, pro është tema e gjerë për Europën për zonën Shengen dhe migracionin, që diskutojnë një vendim të menduar Francës para qershorit. jam më optimist pas takimit se para takimit me Macron.

Ka akoma javë dhe punë për të bërë në drejtim të këtij objektivi, por gjë mangut nuk do i lëmë kësaj përpjekje kaq të madhe.

Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi jo vetëm me një sfidë të fortë diplomatike, por edhe të ndeshemi për ditë që opozita me murin qorr dhe shurdh i ngre Shqipërisë.

Duke mos lënë gur pa lëvizur për të sabotuar këtë përpjekje. Ata thonë se po pengojnë dhe rrëzojnë qeverinë e drogë, por po pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë.”

Artikulli paraprakVËLLAI I MINISTRIT, AGRON XHAFAJ: PO U DORËZOHEM SOT AUTORITETEVE ITALIANE PËR TË VUAJTUR DËNIMIN!
Artikulli tjetërSULMI NDAJ XHAFAJT, RAMA: MASKARADË E MIRËFILLTË DESTABILIZUESE