HAZIRI: ISA MUSTAFA KRYEMINISTËR, NË TË KUNDËRT NË OPOZITË. Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë takuar mbrëmjen e së dieles, 23 nentor për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm për marrëveshjen e koalicionit qeverisës mes dy partive.

Thaçi dhe Mustafa, në një deklaratë të përbashkët, kanë sqaruar se ne këtë takim është folur për marrëveshjen për qeverisjen e dy partive në koalicion si dhe saktësimin e datës së mbajtjes së Seancës së Kuvendit. Sipas deklarates të dy kryetarët e partive respektive, si partnerë të koalicionit, shprehën zotimin e tyre për të punuar në mënyrë intensive për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës institucione kredibile, të afta për të çuar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e integrimeve euro-atlantike.Finalizimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.Megjithate, deklaratat e drejtuesve te LDK-se deklarojne se ka vetëm një emër për kryeministër të Kosovës, e ai është Isa Mustafa. Kështu ka thënë kryetari i Komunës së gjilannit Lutfi Haziri. `Kjo është marrëveshja që është arritur në parim, e në rast se kjo marrëveshje prishet, atëherë LDK del në opozitë,e pastaj PDK le të bëjë koalicion me kë të dojë`, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e mbajtur për media, me rastin e vizitës të kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta.