Kapitali njerëzor i referohet atributeve të një popullsie që së bashku me kapitalin fizik siç janë ndërtesat, pajisjet, dhe asetet e tjera të prekshme, kontribuojnë në produktivitetin e ekonomisë.

Kapitali njerëzor karakterizohet nga nivelet arsimit dhe shëndetit në një popullsi dhe është një tregues se më çfarë shpejtësie do të ecë ekonomia në të ardhmen.

Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit (The Lancet) ka bërë krahasime të zhvillimit të kapitalit njerëzor në nivel global (195 vende) nga viti 1990 -2016.

Studimi tregoi se Shqipëria ka bërë regresin më të madh në Europë madje në rang global në këto 26 vite. Në vitin 1990 Shqipëria u rendit e 75 në botë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, por në vitin 2016 ajo u rendit në vendin 91, duke humbur plot 16 pozicione në renditjen globale.

Për sa i përket kapitalit njerëzor Shqipëria krahasohet vetëm me vendet afrikane, teksa është pas vendeve të rajonit. Vendi ynë është i vetmi me të verdhë në Europë në hartën e nivelit të kapitalit human,shkruan “monitor”.

Serbia ruajti të njëjtin pozicion si në vitin 1990 deri në vitin 2016 duke u renditur e 46 tanë rang botëror për indeksin e zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Maqedonia përparoi me një vend në këtë indeks duke u ngjitur në vendin e 51 më 2016 nga vendi i 52 në të cilin ndodhej në vitin 1990.

Bosnja dhe Mali i Zi patën përkeqësim të indeksit më 2016, përkatësisht me nga 6 dhe 7 pozicione secili por gjithsesi patoi performuan shumë më lart se Shqipëria në renditjen globale.

Në raport me vetveten Shqipëria u përmirësua shumë pak në këto 26 vite, teksa vende të tjera të rajonit dhe Europës u përmirësuan më shpejt.

Në treguesin e kapitalit njerëzor të pritshëm Shqipëria shënoi rritje me 3 pikë në raport me vetveten që nga viti 1990.

Gjithashtu në raport me vetveten përmirësoi treguesin e viteve të jetuara për grupmoshën 0-45 vjeç. Në vitin 1990 kishte Shqipëria numëroi 41 vite jetë në grupmoshën 0-45 vjeç, ndërsa në vitin 2016 43 vite.

Ky tregues është krahasimisht mirë me vendet e zhvilluara. Në raport me vetveten Shqipëria përmirësoi statusin shëndetësor më pesë pikë në raport më vitin 1990, ndërsa shënoi përparim të dobët në çështjet e arsimit te të rinjve dhe edukimit në tërësi.

Banka Botërore ka krijuar kohët e fundit një njësi të posaçme, “Capital Project”, e cila synon të kuptojë lidhjen midis investimit në njerëz dhe rritjes ekonomike, me te cilin synon te drejtoje financimet për investime ne kapitalit njerëzor.

Banka Botërore ka argumentuar se investimet në kapitalin njerëzor janë shumë të ulëta në vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet me të ardhura të mesme.

Teksa pjesa më e madhe e fondeve të Bankës Botërore fokusohen në investime fizike dhe jo në kapitalin njerëzor.

Raporti gjeti se në vitin 2016, Finlanda kishte nivelin më të lartë të kapitalit njerëzor. Në kundërt Nigeria kishte nivelin më të ulët. Në Europë Turqia pa rritjen më të madhe në indeksin e kapitalit njerëzor.

Vendi u rrit me 59 vende në renditjen globale, duke u renditur në vendin e 43 në rang global me 2016 nga vendi i 102-të që ishte në 1990. Përmirësime të forta pati Arabia Saudite, Kuvajti dhe disa vende te Amerikës Latine.

Artikulli paraprakHARTA E PRODHIMEVE TRADICIONALE, KRYESON SHKODRA
Artikulli tjetërBASHA PUBLIKON VIDEON: VETING NË POLITIKË PA VONESË