Policia ka arrestuar 69-vjeçarin Gani Xhambazi, pasi tentoi që të vriste punonjësit e policisë, të cilët i shkuan në banesë për ta arrestuar.

Sipas njoftimit të bluve të Korçës, ai u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Gani Xhambazi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje. Por si ka ndodhur ngjarja e djeshme që solli arrestimin e tij?

Policia njofton se ka marrë një telefonatë nga qytetarët në lagjen nr. 4 në Korçë, pasi një person në gjendje të dehur po konfliktohej me një tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët.

Policia, pasi shkoi në vendin e ngjarjes konstatoi se Gani Xhambazi në gjendje të dehur ishte zënë me Adriatik Hysen 47-vjeç, ndërsa më pas ishte larguar për në banesë ku dyshohet se do të merrte armën e zjarrit.

Por në momentin që policët u drejtuan te banesa e tij, ai u doli me armë duke tentuar ti qëllojë, por arma fatmirësisht u bllokua. Policia ka neutralizuar autorin duke bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Shtetasi i lartpërmendur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Artikulli paraprakSPAK,14 APLIKIME, KLP SHTYN AFATIN DHE ME 2 JAVË
Artikulli tjetërARDIAN FULLANI MERR POST NË BANKËN QENDRORE TË MALIT TË ZI