Rruga e cila lidh dy nga lagjet më të vjetra të Shkodrës Tepe me Ajasmën vazhdon të jetë në gjendje të rënduar. Amortizimi i saj dita-ditës sa shtohet dhe askush nuk merr asnjë masë për të ndërhyrë. Në fakt në pamje të parë të duket si një rrugë pa rëndësi pas kalasë por me rikonstruksionin e saj do të lehtësohej ndjeshëm trafiku në qytet.

Gjatë verës kur hyrja e Shkodrës mbingarkohet nga automjetet , një pjesë e tyre do të kishin patur mundësi që të ndiqnin këtë rrugë gjendja e së cilës për hir të së vërtetës është e mjerueshme mes gropave me ujë dhe baltës.Kjo rrugë përdoret vetëm nga banorët e zonës të cilët lëvizin përmes saj për të kryer punët e tyre të përditshme, ndërsa për levizjen e mjeteve as që bëhet fjalë.

Nga ana tjetër kjo zonë është kthyer në vend-depozitim për mbeturinat. Grumbuj të mëdha mbetjesh urbane dhe të ngurta kanë zënë vend në këtë zonë prej kohësh. Nuk janë më shumë se 300 metër rrugë, e cila mund të kishte reduktuar numrin e madh të automjeteve që dalin nga qyteti i Shkodrës. Si në shumë raste të tjera, edhe për këtë rrugë nuk kanë munguar premtimet, sidomos përgjatë fushatave elektorale.

Banorët kanë menduar të investojnë vetë, megithatë kostoja e lartë e ka bërë të pamundur.Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve, nga institucionet përkatëse nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e rrugës edhe pse vështirsitë që ajo sjellë janë të shumta.

Artikulli paraprakMALI HEBE, E VETMJA FRIKË TELAT E KORENTIT
Artikulli tjetërI KËRKUARI NË ITALI PËR VJEDHJE KAPET NË SHKODËR