Tërbuni i Pukës pavarësisht se merr pjesë për herë të parë në kategorinë superiore, synon të surprizojë të gjithë kundërshtarët e pse jo të pretendojë mesin e artë të renditjes. Këtë e ka shprehur trajneri shkodran Samuel Nikaj që mori drejtimin e ekipit disa kohë më parë. Në një prononcim të tij për Star Plus, Nikaj thekson se me punën e merkaton që po realizohet, pukjanët nuk do të jenë një ekip i lehtë për t’u mundur.

Përsa i përket merkatos, pukjanët janë duke realizuar disa blerje cilësore, duke ndërtuar një ekip simpatik nisur nga emrat. Për trajnerin ka akoma punë për të bërë. Tërbuni u ngjit në superiore pasi u shpall sezonin e kalaur kampion i grupit të veriut në kategorinë e parë. Gjatë kësja kohe, pukjanët patën disa probleme me presidencn, por tashmë çdo gjë është vënë në rrugën e duhur me ndërhyrjen e Bashkisë. Tërbuni shikohet si një ndër ekipt që mund të rreizkojë sërish rënien por me interes pritet në qoftëse do të jetë më të vërtetë surprizë e këtij sezoni në Superligë

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI U PËRGJIGJET INTERESIMIT TË TIFOZËVË KUQEBLU
Artikulli tjetërHISTORIKE, SHQIPËRIA PRITET TË NGJITET NË VENDIN E 22-të TË FIFA-s