Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas intervistimit katër ditor nga Prokurorët e Speciales, kthehet sot në Republikën e Kosovës.

Presidenti Thaçi sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, në Shqipëri, dhe është nisur drejt drejt Kosovës, pa dhënë asnjë deklaratë, por vetëm ka përshëndetur gazetarët nga xhami i makinës.

Thaçi pritet të japë më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë, pasi të mbërrijë në Kosovë.

Burimet thanë se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.

Artikulli paraprakKOALICIONI OPOZITAR: MARRËVESHJA E 5 QERSHORIT TË MIRATOHET PA NDRYSHIME, GATI TË NISIM PUNËN NË KËSHILLIN POLITIK
Artikulli tjetërDENONCON ISH-DEPUTETI: MINISTRIA FIK RADARËT, AUTOSTRADA DETARE E KANABISIT VIJON PA NDËRPRERJE