Tirana ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Champions League. Kampionët e Shqipërisë siguruan biletën për në raundin e dytë eliminator, pas fitores 2-0 në transfertën kundër Dinamo Tbilis.

Golat e triumfit për bardheblutë u shënuan nga Torasa në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë dhe Ismajlgeci në minutën e 86-të.

Në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, Tirana do të luajë në shtëpi kundër serbëve të Crvena Zvezda. Kjo sfidë do të zhvillohet më 25 ose 26 gusht.

Artikulli paraprakMETA PËR BJELLORUSINË: MBËSHTES QËNDRIMIN E BE PËR TË MOS NJOHUR ZGJEDHJET. SI NË TË GJITHA VENDET NËN REGJIM AUTOKRATIK, QYTETARËT MERITOJNË TË SHPREHIN VERDIKTIN E TYRE
Artikulli tjetërMOT I QËNDRUESHËM GJATË PARADITES! NË ZONAT MALORE SHI GJATË PASDITES DHE MBRËMJES