Një tragjedi është shënuar në brigjet e ishullit grek Oinouses, në afërsi të Hios.

Një barkë, në të cilën ndodheshin mbi 18 persona, ishte nisur nga brigjet turke dhe në afërsi të Hios është përmbysur.

Si pasojë 7 persona kanë gjetur vdekjen, nga këto viktima, 1 ishte një foshnjë e mitur, katër fëmijë dhe dy gra, ndërsa 11 persona të tjerë janë shpëtuar.
Po vijon një operacion shpëtimi sepse ende nuk dihet numri i saktë i personave të cilët ishin në atë varkë.

Mediat greke zbulojnë se kanë qenë dy familje nga Turqia, të cilët ishin larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar ndjekjeve të qeverisë së Presidentit Erdogan.

Artikulli paraprakDIGJEN 23 TON MARIJUANË, 3 TON DROGËRA TË TJERA
Artikulli tjetërVENECIA: PRESIDENTI KA TEJKALUAR KOMPETENCËN E TIJ KUSHTETUESE, SHKARKIMIN E VLERËSON KUVENDI