Janë plot 30 emra. Kjo është lista e të gjithë zyrtarëve që ishin në dijeni të kërcënimit që përbënte ura Morandi në Genova, një pjesë e të cilës u shemb më 14 gusht. Dokumenti u bë publik pas hetimeve që u kryen nga Guardia Di Finanza, ndërsa i janë referuar prokurorisë.

Bëhet fjalë për drejtues të grupit Atlantia që kishte si detyrë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e autostradës si dhe përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

Deri më tani asnjë nga emrat në listë nuk është hetuar, ndërsa akuzat do të klasifikohen nga shpërdorimi i detyrës tek vrasjet e qëllimshme, apo fatkeqësi e qëllimshme.

EMRAT- Në listën e GDF-së ‘fajtorë’ janë drejtues, zyrtarë, menaxherë dhe teknikë. Të gjithë zyrtarët që në vitet e fundit, janë përfshirë në dokumente, e-mailet dhe komunikimet e gjurmuara, thuhet se kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen e autostradës A10.

Ndër emrat më të rëndësishëm, shkruan ‘Corriere’ dhe ‘Repubblica’, janë administratori i deleguar i firmës që ndërtoi autostradën, Giovanni Castelluçi, Fabio Cerchiai, drejtori operativ qendror,

Paolo Berti, personi përgjegjës për punët e mirëmbajtjes, Michele Donferri Mittelli dhe Paolo Strazzullo, përgjegjës për dizenjimin dhe përforcimin e strukturës së urës.

Ndërkohë mes emrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve është ai i Vincenzo Cinellit, drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes, Bruno Santoro, kreu i divizionit Tekniko-Operativ i rrjetit të autostradës dhe Giovanni Proietti,

drejtues i Divizionit të Analizave dhe Investimeve. Kujtojmë se tragjedia e rëndë i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Artikulli paraprakNISHANI I BASHKOHET SHQETËSIMIT TË OPOZITËS: KRIMI I ORGANIZUAR PARTNER POLITIK I QEVERISË
Artikulli tjetërPUTIN NË SERBI NË TETOR OSE NËNTOR