Rreziku i ardhjes të luftëtarëve terroristë në Shqipëri nga vendet e luftës është tejet i madh. Kjo për shkak se ende Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për të identifikuar këta terroristë që mund të kalojnë në pikat e kalimit kufitar.

Për këtë qëllim prezenca e OSBE në Shqipëri zhvilloi një Ëorkshop në Shkodër me autoritetet përgjegjëse gjetjen e mundësive për të ndaluar futjen e luftërarëve të huaj në vendin tonë.

Shefi i sigurisë i OSBE në Shqipëri kërkon që të shtohen kapacitetet kufitare sepse këta luftëtarë të huaj mund të angazhohen sërish në struktura kriminale.

“Nga 2012 në 2017 janë rreth 1 mijë që kanë shkuar nga ballkani në Siri dhe Irak. 300 janë kthyer më shumë se 200 janë vrarë dhe 100 vazhdojnë të jenë atje.

1 nga 9 luftëtarët që shkojnë në Irak apo Siri janë kthyer në shtëpi dhe këto përbëjnë gjithmonë rrezik për shoqërinë dhe prandaj janë objekt për strukturat terroriste për t’u angazhuar sërish aty.

Policia i lejon përmes rrugëve tokësore që të kalojnë ndaj kjo kërkon një koordinim të madh për menaxhimin e kufijve në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit. Bashkëpunimi ndërkombëtar mund të na lejojë që t’i luftojmë siç duhet terroristët.

Rikthimi i tyre edhe në një vend si Shqipëria natyrisht që është një problem. Shqipëria ende ka për detyrë për të shtuar kapacitetet kufitare dhe shpresojmë që edhe ky takim të shërbejë për një gjë të tillë. OSBE është këtu për të përforcuar këto kapacitete dhe për për riintegrimin e luftëtarëve terroristë”.

Maria Lorenzo Sobrado, oficere për parandalimin e terroristëve kërkon që të forcohet edhe drejtësia penale ndërsa shprehet se objekt kryesor është pengimi i luftëtarëve që mund të vijnë në të ardhmen në Shqipëri.

“Objekti kryesor është që të pengojmë luftëtarët e ardhshëm që mund të vijnë në Shqipëri nga vendet e luftës. Duhet të forcohet përgjegjësia e drejtësisë penale ndaj këtyre luftëtarëve terroristë por duke respektuar të drejtat e njeriut.

Ky ëorkshop na është kërkuar nga autoritetet shqiptare për përforcimin e kapaciteteve deri në 2020 si shkak i shtimit të fluksit të emigrantëve”.

Drejtori për kufirin dhe emigracionin në policinë e shtetit Shaban Nexhi deklaroi se ka një mungesë kapacitetesh për të identifikuar emigrantët nga luftëtarët terroristë që mund të kalojnë në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë.

OSBE do zhvillojë takim dy ditor në Shkodër me policinë, prokurorinë, përfaqësues nga Mali i Zi dhe Kosova dhe autoritete të tjera vendore si qyteti i cili ka disa pika të kalimit kufitar në të cilat fluksi i emigrantëve nga vendet e treta është shtuar ndjeshëm ndaj edhe ekziston rreziku për ardhjen e luftëtarëve terroristë të huaj.

Artikulli paraprakSPANJË, TRENI DEL NGA SHINAT,1 I VDEKUR E 44 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërTERRORIZMI, SOJATI: SHQIPËRIA NË HARTËN NEGATIVE