Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi priti presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini.

 

Ata kanë zhvilluar një takim kortezie në Prishtinë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës duke uruar presidentin Ademi për postin e tij dhe biseduan për bashkëpunmin ndëmjet tri federatave me qëllim të zhvillimit të futbollit në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

 

Duka së bashku me zotin Sejdini i përcollën urimet e tyre z.Agim Ademi në zgjedhjet e jashtëzakonshme që zhvilloi para pak javësh Federata kosovare, ku Ademi u zgjodh President për një mandat 4-vjeçar.

 

Duka e Sejdini garantuan presidentin Ademi që bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë mes federatave të Shqipërisë e Maqedonisë për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këto vende, në rritjen e cilësisë e të masivizimit, por jo vetëm.

 

Z.Duka e Sejdini u shprehën të bindur që puna, progresi dhe filozofia e ish-mikut të tyre, presidentit të ndjerë, z.Fadil Vokrri do të vijojë në po të njëjtat ritme e progrese edhe nga administrata dhe Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN NË SHKODËR
Artikulli tjetërXHAFAJ E VELIU TAKIM NË POLICINË E SHKODRËS