Në Qendrën për Hapje dhe Dialog u prezantua për herë të parë në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, letra e saj në origjinal e shkruar me disa fragmente në gjuhën amtare. Në total u ekspozuan treletra drejtuar popullit shqiptar dhe drejtuesve politik.

Një nga letrat i përket datës 27 gusht 1997 ku shkruan se “zemra jeme ka ni dashni të madhe me ardh në Shqipni”. Letra tjetër daton në 29 tetor 1989 dhe e treta në janar 1990 të cilat i drejtohen Ramiz Alisë në atë kohë President me qëllim ardhjen e saj në Shqipëri dhe hapjen e misionit edhe në vendin tonë.

Në këtë aktivitet u publikua edhe një foto e realizuar në vitin 1991 nga fotografi francez Mishel Setubon kur Nënë Tereza ishte në Shkodër. Kryeministri Rama tha se përmbajtja e tre letrave konfirmon edhe njëherë origjinën e saj shqiptare dhe gjuhën e parë të saj që është shqipja.

Ardit Bido drejtor i përgjithshëm i arkivave tha se Nënë Tereza nuk e mohoi asnjëherë prejardhjen e saj etnike shqiptare.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është një prej ngjarjeve më të mëdha historike për të gjithë shqiptarët.

Artikulli paraprakI SHITI 53 KG KANABIS ÇOKOLLATË NJË ITALIANI, NË PRANGA 36-VJEÇARI
Artikulli tjetërBLERAN, BANORËT LAJMËROJNË PROTESTA PËR RRUGËN