Në 78 organet që përbëjnë trupin e njeriut, tanimë mund të shtojmë një tjetër: “mesentery”.

Organi i ri është në fakt vetëm një shirit indi, që fillon nga pankreasi dhe vazhdon përmes zorrëve dhe mbështjell këto organe jetësore për t’i mbajtur fort e për t’i ndihmuar të ruajnë strukturën e tyre. “Mesentery” përbëhet nga një mbështjellje peritoneumi, një lloj indi që gjendet në zgavrën e barkut. Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani. “Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme”- thonë shkencëtarët. “Mesentery” konsiderohet organ pasi pëmbush kriteret për të patur një status të tillë: është i vazhdueshëm, dhe siguron funksion jetësor në anatonominë tonë. “Pa të nuk mund të jetoni,” thotë J.Calvin Coffey, shkencëtar nga Spitali i Universitetit Limerick , – “Nuk ka shembuj të raportuar të një Homo sapien-i që jeton pa një mesentery”.

Artikulli paraprakPICERIA E SHQIPTARIT EDHE PAS 7 MUAJSH VAZHDON TË OFROJË USHQIM FALAS PËR TË VARFRIT
Artikulli tjetërSHBA, KONGRESI I RI BËN BETIMIN