Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë në një dyqan në qendër të Traversetolo.

Mediat fqinje raportojnë gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes, policia ka vënë re një shtetas, i cili dukej nervoz.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kontrollit i gjeti dhe sekuestroi 75 gram kokainë e ndarë në 11 doza dhe 120 euro para të gatshme.

Ndërsa pas kontrollit në shtëpi shqiptarit iu gjet një tjetër 5 gramësh kokainë dhe materiale paketimi.

30 vjeçari, i cili rezultonte i rregullt në zonë dhe jetonte në shtëpi me familjen e tij.

Artikulli paraprakI MORI 2,2 MILIONË EURO 80 VJEÇARIT AUSTRIAK,SHQIPTARJA DENOHET ME 4 VITE BURG
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI NË ISH-BLLOK, SPITALI I TRAUMËS: U PLAGOSËN PESË PERSONA