KONFLIKTI MORI JETËN E 2600 PËRSONAVE DHE SHPËRNGULI 340 MIJË.
Pas nje konflikti disamujor qe u mori jeten rerth 2600 personave dhe shpernguli 340 mije te tjere nga shtepite e tyre, Rusia dhe Ukraina kane arritur me ne fund marreveshjen e paqes.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij Petro Poroshenko kanë rënë dakord për një “armëpushim të përhershëm” mes palëve të përfshira në konflikt prej muajsh në Ukrainën lindore.
Zyra e presidentit ukrainas Poroshenko ka njoftuar se gjatë një telefonate të këtij të fundit me presidentin rus Putin “u arrit si rezultat final një marrëveshje për armëpushim të përhershëm në Donbass.
Deklarata për shtyp e zyrës së Poroshenkos ishte shumë e shkurtër dhe nuk dha më shumë detaje mi procesin e bisedimeve dhe nëse ky lajm i fundit është një formë garancie si për forcat e Kievit dhe për filo-rusët në Donetsk.