Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka hapur dyert për sezonin e ri akademik. Në ceremoninë zyrtare rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi u shpreh se janë 1150 studentë të rinj që nisin për herë të parë këtë vit akademik.

Rektori Bekteshi tha në fjalën e tij se vendimi i këshillit të ministrave për rritjen e mesatares preku mësuesinë në universitetin e Shkodrës por pavarësisht kësaj ka një vazhdimësi.

Në universitetin e Shkodrës dega e fizikës edhe këtë vit sipas gjasave do të qëndrojë e mbyllur ndërsa një numër të pakët studentësh ka një degë e rëndësishme si italianistika apo piktura tek artet, probleme këto që hasen edhe në të gjithë universitetet e tjera.

Shqetësuese këtë vit akademik në rang kombëtar duke përfshirë edhe Shkodrën mbetet edhe numri në rënie i studentëve që nisin vitin akademik për herë të parë krahasuar me vitet e kaluara.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARR NË ISHULLIN E LUMIT BUNA
Artikulli tjetërBASHKIA RIKONSTRUKTON SHKOLLAT EDHE NË ANË TË MALIT