Policia ka arrestuar në flagrancë 26 vjeçarin, banues në Vlorë, pas shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, të dhënë nga Gjykata.

Shtetasi me iniciale Xh.H., 26-vjeç, u arrestua për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendim të Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”.

Ky shtetas ka hyrë me dhunë në banesën e prindërve të tij (49 vjeçe dhe 51 vjeç) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, duke shkelur në këtë mënyrë Urdhrin e Mbrojtjes të dhënë nga Gjykata.

Artikulli paraprakLIGJ I RI PËR QESET PLASTIKE, RRITEN GJOBAT
Artikulli tjetërBASHA CITON MCALLISTER: DRITË JESHILE PËR MAQEDONINË E VERIUT DHE DRITË JESHILE TË KUSHTËZUAR PËR SHQIPËRINË