Ne vijimesi te punimeve qe po realizon Bashkia Vau Dejes, ndalesa e radhes eshte fshati Konaj i njesise Bushat i cili i eshte nenshtruar projektit te rikualifikimit urban.

Qendra e ketij fshati do te transformohet krejtesisht duke nisur qe nga infrastruktura nentokesore si: kanalizimet e ujerave te zeza, kanalizimet e ujerave te bardha, sistemi i ujesjellesit, per te vijuar me infrastrukturen, ndriçimi, sinjalistika vertikale dhe horizontale , hidrantet dhe pastrimi i kanaleve kulluese .

Me tej kryeplaku i fshatit konaj Viktor Gjondrekaj falenderon Kryetarin e Bashkise Vau Dejes Zef Hila per kete investim dhe per punen e tij te palodhur ne sherbim te komunitetit .

Si ne te gjitha projektet e tjera te Bashkise Vau Dejes punimet do te jene cilesore duke siguruar për banoret mireqenien, ofrimin e kushteve sa me bashkohore si dhe permiresimin e standarteve te jeteses.

Artikulli paraprakURË E SHTRENJTË, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKOLLA “HAMDI BUSHATI” PROMOVIM