Vrojtuesit e një subjekti në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar nga mbytja këtë 35 vjecare që shihni në foto.

Vajza pasi kishte hyrë në ujrat e Adriatikut disa metra larg bregut atë e ka kapur ngërçi, duke pirë për pasojë një sasi të konsiderueshme uji dhe ka rrezikuar mbytjen.

Menjëherë rojet e plazhit Nikolin Sterkaj dhe Elsamed Beqiri kanë ndërhyrë në kohë derisa arritën që ta ta nxirrnin ne breg turisten dhe pas dhenies se ndihmes se pare gjendja e personit ne rrezik eshte normalizuar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë një 4 vjecare e quajtur Lola nga Kosova rrezikoi që të mbyten në një pishinë në Velipojë. Fatmirësisht njëri prej vrojtuesve të plazhit ka arritur që ta nxjerrë vogëlushen nga pishina.

Siguria e pushuesve në plazhin e Velipojës është ende në diskutim. Sezoni turistik pothuajse është drejt fundit dhe i gjithë brezi i rërës i zaptuar nga subjektet private ofron qëndrim por jo siguri për pushuesit.

Çdo subjekt privat duhet të ketë dhe një vrojtues plazhi, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh. Për fatin e keq në Velipojë janë vetëm 2 subjekte që ofrojnë shërbim me vrojtues plazhi.

Përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime dhe gjithësecili duhet të rrisë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve për tu dhënë ndihmën e parë.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE